Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

Situata me mbipopullimin në sistemin penitenciar shqiptar ka rikthyer në vëmendje nevojën për një reformim të thellë të qasjes penale dhe dëgjimit të zërit të institucioneve të pavarura. Gjatë një diskutimi mbi temën “Alarmi që vjen nga burgjet” në emisionin “Trialog” në RTSH, nën moderimin e Alba Alishanit, analisti Preç Zogaj ngriti shqetësimin e injorimit të vazhdueshëm të raporteve të institucioneve të pavarura. Sipas Zogajt, institucione si Avokati i Popullit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) kanë një rol kyç në evidentimin e problematikave, por puna e tyre po zhvlerësohet nga mosveprimi i instancave zbatuese. Nevojë për fuqizim ligjor të rekomandimeve Analisti theksoi se lënia e raporteve në heshtje dhe trajtimi i tyre me indiferencë përbën një problem serioz për funksionimin e shtetit të...