Rama: Zgjerimi e forcon BE-në, NATO duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane

Rama: Zgjerimi e forcon BE-në, NATO duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Armeni ku mbahen punimet Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian. Në mbërritje, kreu i qeverisë u prit nga homologu i tij Nikol Pashinyan. Për mediat atje Rama theksoi edhe rëndësinë e këtij takimi të nivelit të lartë teksa e cilësoi si një mundësi për të treguar sa i rëndësishëm është unifikimi i Europës. “Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu...