Rama: Vend lider për prokurimet! Ministrat nuk kanë lidhje me tenderat, procedurat do t’i zhvendosim te bashkitë
Puna e bërë nga Shqipëria për Prokurimet publike, sipas kryeministrit Rama, është vlerësuar me nota pozitive nga Bashkimi Europian. Sa i përket kësaj fushe, nënvizoi Rama, vendi ynë cilësohet si pjesë e unionit pasi Brukseli nuk ka dhënë piketa të ndërmjetme. “Në prokurimet publike ne jemi pjesë e BE-së. Pra Shqipëria, në këtë fushë nuk ka piketë të ndërmjetme. Piketat e ndërmjetme, janë piketa për çështje dhe tema që shkojnë përtej procesit normal të anëtarësimit dhe i kemi shpjeguar që lidhen me pikërisht me faktin që shtetet negociojnë, që Shqipëria negocion”, tha Rama. Kryeministri u shpreh më tej se synohet që tenderat të mos bëhen më në ministri, por të zhvendosen te pushteti vendor. “Pra ministritë dhe ministrat nuk kanë asnjë lidhje me tenderat dhe...
Burimi:
vizionplus.tv