Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Shkodra kritikave dhe akuzave të protestuesve ndaj qeverisë. Në fjalën e tij, në 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Rama mbrojti punën e qeverisë së tij, duke theksuar se Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht në krahasim me vite më parë. “Ne jemi vërtetë një forcë që nuk kemi asnjë arsye që të pretendojmë se kemi bërë çdo gjë mirë, por askush nuk mund të dalë dhe të thotë që ne jemi tradhtarë, që ne jemi shkatërrimtarë, sepse ne jemi patriotë dhe jemi shpëtimtarë. Mjafton të mendosh se sa mijëra e mijëra njerëz i shpëtuam nga vetmia nën qiell të hapur edhe nga gërmadhat e jetës së tyre që ju shkatërrua për 30 sekonda kur ra tërmeti. Ashtu sikundër mjafton të kthesh kokën...