Mes futbollit europian dhe fanellës kuqezi: Rrëfimi i Lorik Canës në “Legjendat flasin”
Rubrika “Legjendat Flasin” sjell në episodin e radhës një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, Lorik Canën. Ish-kapiteni i Kombëtares flet në një intervistë për fshf.org mbi rrugëtimin e tij në futboll, duke nisur nga hapat e parë të karrierës e deri te mbyllja e saj në vitin 2016. Në intervistë, Cana ndalet te eksperiencat me klubet ku është aktivizuar, nga Paris Saint-Germain, Olympique Marseille, Sunderland, Galatasaray, Lazio dhe Nantes, duke kujtuar momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, sfidat, trajnerët me të cilët ka punuar dhe vendimet që kanë shoqëruar rrugëtimin e tij si futbollist. Një pjesë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare. Lorik Cana rikthen në vëmendje zgjedhjen për të përfaqësuar Shqipërinë, debutimin me fanellën kuqezi, vitet si kapiten, rrugëtimin...
Burimi:
gijotina.com