Rikthehet kriza/ Ligjvënës amerikanë kërkojnë sanksione të reja për Ballkanin

Rikthehet kriza/ Ligjvënës amerikanë kërkojnë sanksione të reja për Ballkanin

Çështja e Srebrenicës rikthehet në qendër të vëmendjes në Washington, pasi një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë i ka kërkuar administratës së Presidentit Donald Trump të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Thirrja vjen pas raportimeve se autoritetet lokale kanë marrë në pyetje punonjës aktualë dhe ish-punonjës, si edhe bashkëpunëtorë të Qendrës Memoriale të Srebrenicës, në lidhje me një raport që dokumenton mohimin e gjenocidit të Srebrenicës. Deklarata është firmosur nga senatorët Jeanne Shaheen, Roger Wicker, Chuck Grassley dhe Dick Durbin, si edhe nga kongresmenët Bill Keating dhe Mike Turner. Ligjvënësit amerikanë shprehen të shqetësuar për atë që e konsiderojnë presion ndaj personave të angazhuar në dokumentimin dhe përkujtimin e krimeve të Srebrenicës. Në kërkesën e tyre, ata i bëjnë thirrje...