“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD
Në një intervistë për Klan News, ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka analizuar situatën aktuale politike, duke u ndalur te protestat qytetare, qëndrimi i tij ndaj kryeministrit dhe gjendja brenda opozitës. Spaho e cilësoi protestën 30-ditore të nisur për Zvërnecin si një kaos të pakuptimtë të nxitur nga faktorë jashtë vendit, duke mbrojtur ndërtimin e resorteve në zona të mbrojtura si një praktikë normale turistike. “Që nga fillimi i kësaj proteste me ato që kam parë, kam menduar që është gjëja e fundit që i duhet Shqipërisë dhe nuk e ka burimin nga brenda vendit, por nga njerëz jo dashamirës të Shqipërisë. Duke shfrytëzuar zhvillimet brenda Shqipërisë, befas si me sustë ndezën këtë protestë, që po vazhdon prej 30 ditësh. Sebepi ishte Zvërneci një kaos...
Burimi:
javanews.al