“Rama të japë dorëheqjen”/ PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjve: Bashkon interesin publik me interesin…

“Rama të japë dorëheqjen”/ PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjve: Bashkon interesin publik me interesin…

Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore që synon shfuqizimin e disa ligjeve të miratuara nga mazhoranca socialiste, të cilat sipas opozitës bien ndesh me interesin publik dhe procesin e integrimit europian të vendit. Paketa përfshin shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjit për Paketën e Maleve, si dhe disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore. Sipas demokratëve, nisma nuk përfaqëson vetëm një qëndrim politik të opozitës, por edhe shqetësimet e grupeve të ndryshme të shoqërisë civile që kanë kundërshtuar këto ligje. PD argumenton se ndryshimet e propozuara synojnë mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe zonave malore, duke shmangur, sipas saj, favorizimin e interesave private në dëm të interesit publik. DEKLARATË E KRYETARIT...