Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën e “bashkimit” ekonomik, modeli i BE-së nuk krahasohet me kooperativat e komunizmit

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën e “bashkimit” ekonomik, modeli i BE-së nuk krahasohet me kooperativat e komunizmit

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Andis Salla në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë” po zhvillojnë një  takim me fermerët në Dibër. Rama në fjalën e tij tha se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi ekonomik, ku bashkëpunimi mes prodhuesve nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Kryeministri theksoi se vendi po i afrohet modelit të Bashkimit Europian, ku funksionimi përmes bashkimeve dhe strukturave të përbashkëta u jep prodhuesve më shumë fuqi në treg. Ai sqaroi se ndryshe nga modeli i së kaluarës gjatë komunizmit, ku prodhimi ishte i centralizuar, në modelin europian çdo prodhues punon në mënyrë të pavarur, por bashkëpunon në shitje. Rama: Kemi hyrë në një fazë kur nuk jemi më të dëshiruar, por...