Rama: Sulmet kibernetike nga Irani problem madhor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin se sulmet kibernetike dhe dezinformimi përbëjnë një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen sot demokracitë, duke sjellë si shembull edhe rastin e Shqipërisë. Në fjalën e tij, Rama tha se vendi është përballur jo vetëm me sulme kibernetike, por edhe me fushata të organizuara dezinformimi, të cilat sipas tij kanë ndikuar në perceptimin publik për çështje të ndryshme. “Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilin është përballur edhe Shqipëria. Kishte edhe dezinformata. U tha se do të ketë masakër mjedisore, u tha se ka korrupsion madhor, pa u provuar kjo gjë”, u shpreh kryeministri. Duke iu referuar reagimeve të krijuara nga informacionet e pakonfirmuara,...
Burimi:
vizionplus.tv