Rama sot në Estoni për konferencën Lennart Meri 2026, takime edhe me drejtuesit më të lartë të shtetit

Rama sot në Estoni për konferencën Lennart Meri 2026, takime edhe me drejtuesit më të lartë të shtetit

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë pune në Tallinn, Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”. Kryeministri Rama është i ftuar në panelin hapës “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”, përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë ku diskutimi do të fokusohet në të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës europiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë europiane. Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e...