Rama: Sinjalizojë në kohë reale për rreziqet, përgjigje ndaj tragjedisë së vrasjes së Martin Canit
Kryeministri Edi Rama tha se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është përgjigjja ndaj vrasjes tragjike të Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”. Sipas tij, sistemi i ri do të mundësojë identifikimin dhe sinjalizimin në kohë reale të situatave me rrezik, duke e çuar parandalimin e incidenteve në një nivel tjetër. “Të gjithë e kanë harruar vrasjen tragjike të një nxënësi të shkollës “Fan Noli”, e cila tronditi mbarë vendin dhe krijoi një situatë me versione të ndryshme të ngjarjes, me politizimin ekstrem të vdekjes dhe me gazetarinë e gjakut. Ndërkohë që Policia e Shtetit, Ministria e Arsimit dhe qeveria u vunë në shënjestër të spekulimeve, akuzave, sajesave e fabrikimeve, të cilat zgjatën jo pak dhe torturuan jo vetëm...
Burimi:
ntv.al