Rama: Shqipëria më afër se kurrë BE-së, por 3-4 vitet e fundit më të vështirat
Shqipëria është më afër se kurrë anëtarësimit të BE tha kryeministri Edi Rama. Nga Elbasani, gjatë një takimi me strukturat, Rama tha se 3-4 vitet e fundit do të jenë më të vështirat, që do të përkojë për përputhjen e ligjeve dhe standardeve të BE me vendin tonë. “Nuk kemi qenë ndonjë herë kaq afër ndonjë ëndrre historike. Jemi të vetëdijshëm që këto hapa të fundit të 3-4 viteve që kemi përpara janë më të vështirat sepse është faza kur duhet të përputhim të gjithë organizmin tonë shtetëror me atë të BE, në aspektin e ligjeve, standardeve”, tha Rama. Kryeministri më tej shtoi: “Nuk ekziston një vend me media të kapura ku 60% të hapësirës e kanë forcat kundër qeverisë. 57% e portaleve janë kundër...
Burimi:
javanews.al