Rama: Shqipëria, e 21-ta në botë për zbutjen e ndryshimeve klimatike
Kryeministri Edi Rama tha se, përkundër akuzave që i bëhen qeverisë së tij, statistikat dhe vlerësimet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria ka bërë përparim në çështjet që lidhen me ambientin dhe natyrën. “Për javë të tjera u krijua përshtypje që Shqipëria ishte kthyer në armike të vetes së vet. U thanë shumë gjëra, u ndanë miliona imazhe, akuza, dhe bindje të cekëta dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin por realiteti flet ndryshe. Environmental Performance Index 2026, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore sapo e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor të 46-tën nga 177 vende të botës me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit. Për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21-ta...
Burimi:
javanews.al