Rama shkon në selinë rozë, mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka shkuar në ambientet e selisë së Partisë Socialiste, ku pritet të mbajë një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja mbahet në një kohë kur prej 25 ditësh në Tiranë po protestohet kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe pakënaqësive politike në vend. Ende nuk ndihen temat që pritet të diskutohen në mbledhje, ndërsa nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, mbajtur më sh qershor kreu i qeverisë, u ndal tek protestat ku deklaroi se janë një nxitje e histerisë kolektive dhe rrjeteve sociale, sipas tij, e shpikjes së një trendi të ri për të qenë në qendër të vëmendjes. Sa i përket kërkesës për dorëheqje, Rama deklaroi se pushteti nuk do të kalojë kurrë në duart e “zhurmës”.
Burimi:
zeri.ai