Rama: Serbia duhet ta pranojë realitetin e ri, nuk ka Kosovë e Metohi, por Republikë të Kosovës

Rama: Serbia duhet ta pranojë realitetin e ri, nuk ka Kosovë e Metohi, por Republikë të Kosovës

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Serbia është më përgjegjësja për situatën në lidhje me dialogun me Kosovën, sepse, siç tha ai, nuk është e gatshme të pranojë realitetin se “nuk ka më diçka që quhet Kosovë dhe Metohi, por vetëm Republika e Kosovës”. Kur u pyet për faktin se pesë vende të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kryeministri u përgjigj se pesë nga 27 janë ende një numër i vogël dhe tregojnë se shumica dërrmuese e ka njohur realitetin. “Kjo nuk ka të bëjë me dobësinë. Ka të bëjë me pranimin e faktit se realiteti ka ndryshuar. Ashtu si të gjithë popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë gjetën rrugën e tyre dhe u bënë të pavarur, edhe shqiptarët patën të drejtën e vetëvendosjes. Sigurisht,...