Rama: Rritja e ekonomisë sjell bonus të ri për pensionistët dhe më shumë mbështetje sociale
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në mbledhjen e qeverisë të aktit normativ për rishikimin e buxhetit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se ky dokument pasqyron rritjen e ekonomisë shqiptare dhe krijon mundësi për rritjen e mbështetjes financiare për qytetarët. Sipas Ramës, ndër masat kryesore parashikohen një bonus i ri për pensionistët, shtim i ndihmës për personat me aftësi të kufizuara dhe investime të reja në mbrojtje, shëndetësi, bujqësi, teknologji dhe sipërmarrje. Postimi i Ramës: AKTI NORMATIV I QERSHORIT që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët; një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm, etj., si...
Burimi:
javanews.al