Rama reagon për Porto Palermon: Ai gji është shpallur monument natyre
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë diel me një video, ku përgënjeshtron lajmet e publikuara në rrjetet sociale në lidhje me ekzistimin e një projekti dhe planin për ta zbatuar atë në Gjirin e Porto Palermos. Një lajm të tillë e pati publikuar gazetari Klevin Muka, teksa Rama shprehet se vetë është angazhuar personalisht që në atë zonë të mos ketë asnjë ndërtim, duke e shpallur monument të natyrës. “Këtu nuk kemi të bëjmë me një interpretim të mbrapshtë të këtij masterplani që mund të jetë real. Ka masterplane që mund të jenë reale në librin “Albanian Files” të cilat inkuizicioni i dështak-zemërakëve të kores së zezë të protestës, e ka kthyer në një akt-akuzë për mua. Dhjetë prej arkitektëve të huaj janë nderuar...
Burimi:
ntv.al