Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni pasi strehuam burrat dhe gratë që ju shtypët, ne nuk friksohemi, ne jemi shqiptarë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, i cili mohoi akuzat ditën e sotme se pas protestave në Shqipëri qëndron Irani. Përmes një postimi në “X”, Rama shkruan se Shqipëria i njeh shumë mirë ato gjurmë gishtash që sollën sulmet kibernetike në vend dhe i njeh mirë edhe metodat se nga kush përdoren. Sipas Ramës, Irani zyrtar nuk e fal dot Shqipërinë, e cila u hapi dyert dhe strehoi burrat dhe gratë që ishin nën terrorin e regjimit iranian. Oh, really? So now you suddenly care about the Albanian people?The same Albanian people whose institutions, public services and digital infrastructure were the target of a cyberterror campaign that aimed to cripple an entire country, and which international investigations...
Burimi:
vizionplus.tv