Rama: Qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës

Rama: Qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës

Vazhdon përballja mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei. Përmes një postimi në platformën X, Rama shkruan se “edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës”, duke aluduar se reagimi i autoriteteve iraniane është në të njëjtën linjë me grupet që, sipas tij, e transformuan një protestë mjedisore në një protestë politike për rrëzimin e qeverisë. “Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë! Bashkëngjitur replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga...