Rama publikon pamjet nga aksi Elbasan–Qafë Thanë: Punimet vijojnë me ritme të larta

Rama publikon pamjet nga aksi Elbasan–Qafë Thanë: Punimet vijojnë me ritme të larta

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë, duke bërë të ditur se projekti po vijon me ritme të larta. Sipas kreut të qeverisë, investimi është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend dhe synon modernizimin e një prej akseve kryesore rrugore. Rama thekson se përfundimi i këtij projekti do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave që lidhen përmes këtij segmenti. “Punimet në rrugën Elbasan–Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta, duke sjellë çdo ditë më pranë përfundimin e një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në vend”, shkruan Rama. Kryeministri shton se qeveria...