Rama publikon pamje nga kantieri i parkut të hyrjes së Shkodrës: Shëmbëlltyrë e vizionit transformues
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të hëne pamje nga ecuria e punimeve në kantierin e Parkut të Hyrjes së Shkodrës, duke theksuar se projekti po avancon me ritme të mira dhe po merr formë dita-ditës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë investim si një simbol të vizionit transformues për qytetin e Shkodrës. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e Parkut të Hyrjes së Shkodrës, që po merr formë çdo ditë e më shumë, si shembëlltyrë e vizionit transformues të Rilindjes për Kryeqytetin e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimi:
javanews.al