Rama publikoi foton e tij/ Reagon protestuesi “i vetmuar”: UNË NUK JAM TI

Rama publikoi foton e tij/ Reagon protestuesi “i vetmuar”: UNË NUK JAM TI

Në orët e para të mëngjesit, Edi Rama ndau një foto të një protestuesi që kishte kaluar natën përpara Kryeministrisë. Në postimin e tij, Rama shkruan se ai sheh veten e tij te protestuesi dhe se nuk është armiku, por miku i tij. Erlis Sina, protestuesi në foto, ka reaguar gjithashtu me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: Përgjigje e detyruar për Edi Ramen! UNË NUK JAM TI! Mos më thuaj se te fotografia ime sheh veten tënde. Unë nuk jam ti. Unë nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë. Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve. Nuk jam ai që kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi. Ti je. Prandaj mos guxo të më thuash...