Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi të ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi të ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet për çështjen e Zvërnecit. Përmes një mesazhi të shoqëruar me pamje nga tubimi, kreu i qeverisë i ka bërë një ftesë të hapur protestuesve për një bashkëbisedim publik me një përfaqësi prej jo më shumë se 20 personash, për të diskutuar mbi transparencën, investimet e huaja dhe mbrojtjen e natyrës. Megjithatë, Rama nuk ka kursyer ironinë ndaj thirrjeve të përdorura në protestë, duke u shprehur se çështjet familjare duhet të mbeten private, ndërsa ka theksuar se mbetet i vendosur në rrugëtimin e tij politik drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. “Çuna! Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër...