Rama pranon peshën e 83 mandateve: Bekim dhe mallkim për PS-në

Rama pranon peshën e 83 mandateve: Bekim dhe mallkim për PS-në

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të madhe. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zgjeruar me Grupin Parlamentar ai u shpreh se besimi i qytetarëve i jep qeverisë forcën për të vijuar reformat, por njëkohësisht bën që qytetarët të kërkojnë llogari për çdo problem që has. Sipas tij, qeveria nuk duhet të ankohet për këtë realitet, por ta pranojë dhe të punojë edhe më shumë. Kryeministri shtoi se faktet dhe arritjet nuk mjaftojnë nëse nuk shoqërohen me empati, duke treguar se një e vërtetë e thënë me arrogancë mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati. “Pas fitores së madhe që na dha 83...