‘Rama po manipulon…’/ Himçi: Korrupsioni, krimi dhe arroganca e qeverisë po i nxjerrin shqiptarët në protestë
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi, deklaroi në një intervistë për SYRI TV se korrupsioni, krimi i organizuar dhe arroganca e qeverisë janë, sipas tij, tre faktorët kryesorë që kanë shtyrë qytetarët të dalin në protestë. Himçi u shpreh se qytetarët përballen çdo ditë me këto fenomene, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se, sa herë përballet me pakënaqësi publike, kërkon të gjejë fajtorë të tjerë, duke shmangur përgjegjësinë politike. Sipas deputetit demokrat, protestat kanë lindur si reagim ndaj situatës në Zvërnec, por tashmë kanë marrë një karakter të gjerë politik, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit. Himçi deklaroi se ndryshimet ligjore të vitit 2024 për zonat e mbrojtura janë bërë për interesa klienteliste, me qëllim favorizimin e investimeve strategjike në...
Burimi:
syri.net