‘Rama po i djeg Shqipërisë shansin historik për në BE’, Bumçi: Rezolutën po e përdor si fasadë!
Një rezolutë e përbashkët mes pozitës dhe opozitës për procesin e integrimit europian, e miratuar së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë, ka ngjallur debate mbi sinqeritetin dhe qëllimet e saj, mbi të gjitha nga ana e shumicës qeverisëse. Ndonëse në parim konsiderohet një tregues i vullnetit të përbashkët politik, analiza më të thelluara e shohin atë më tepër si një lëvizje “fasadë” nga ana e mazhorancës, veçanërisht në dritën e mungesës së Kryeministrit Edi Rama gjatë seancës. I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri Tv, nën moderimin e Edvin Parrucës, ish ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi tha se ky konsensus i papritur nuk ndryshon thelbin e qeverisjes. Sipas tij, rezoluta, duket se është pranuar nga Partia Socialiste për të fituar pikë në sytë e partnerëve...
Burimi:
syri.net