Rama për POLITICO, kritikon BE-në për gabimin ‘strategjik’ ndaj Rusisë: Duhet të flasim me të gjithë…
Në një intervistë të fundit për median prestigjioze POLITICO, Kryeministri Edi Rama ka trajtuar një sërë çështjesh të rëndësishme gjeopolitike dhe të brendshme. Pikat kryesore të kësaj interviste përfshijnë qasjen ndaj Rusisë. Rama e cilëson si “gabim të madh strategjik” vendimin e Bashkimit Evropian për të ndërprerë çdo kanal komunikimi me Moskën, duke theksuar se dera e bisedimeve duhet mbajtur hapur pavarësisht luftës. Sa i përket aleancës ushtarake me SHBA-në, kryeministri shprehu gatishmërinë për t’i ofruar Uashingtonit territorin shqiptar për operacione ushtarake (përfshirë dhe ato kundër regjimit iranian), me kushtin e vetëm që SHBA të sigurojë mbrojtjen ajrore të Shqipërisë. Lidhur me investimin në Sazan, Rama sqaroi gjatë intervistës keqkuptimet ndërkombëtare duke theksuar se ishulli nuk i është shitur kompanisë së Jared Kushner, por palët janë ende në...
Burimi:
javanews.al