Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard
Kryeministri Edi Rama ka thënë për median britanike “UnHerd” se protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit në Shqipëri nuk janë më të njëjta me ato të qershorit. Sipas tij, në protestat e fundit janë përfshirë më shumë parti politike dhe grupe të opozitës, përfshirë edhe forca të ekstremit të majtë dhe të djathtë. Rama tha se, pavarësisht tensioneve, ai është “shumë krenar” që protestat kanë zhvilluar për ditë me radhë në mënyrë kryesisht paqësore. Sipas kryeministrit, fakti që qytetarët mund të protestojnë në bulevard pa u penguar tregon se Shqipëria po sillet si një vend normal evropian, ku protestat janë pjesë e jetës demokratike. Kryeministri hodhi poshtë gjithashtu idenë se protestat përfaqësojnë të gjithë shoqërinë shqiptare. Ai argumentoi se një pjesë e rëndësishme e...
Burimi:
javanews.al