Rama për investimin në Zvërnec: Nuk ka asnjë shans të ndalet sa kohë unë jam kryeministër

Rama për investimin në Zvërnec: Nuk ka asnjë shans të ndalet sa kohë unë jam kryeministër

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë mundësi që Investimi në zonën e Zvërnecit të ndalojë për sa kohë ai do të mbajë detyrën e kreut të qeverisë. “Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do jem këtu. Jam tërësisht i hapur për të diskutuar me këdo që ka pretendime. Por mbi të gjitha duhet të sqarojnë se për çfarë janë pretendimet”, tha Rama në një konferencë për mediat pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Ai tha se mirëpret hetimin e SPAK për çështjen e pronësisë në zonën ku është parashikuar investimi, por kjo nuk duhet të pengojë ecurinë e tij. “Kjo e SPAK ka dy pjesë. Ka pjesën pozitive që i takon SPAK. Ka pjesën e...