Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi, vendosëm të mos bënim gabimin e Italisë
Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale’, ku ndër të tjera ka folur për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. “Pas vendimit mbi legjitimitetin e tij, kërkesa erdhën edhe nga vende të tjera evropiane. Por dua të jem i qartë: ky është një koncesion ekskluziv për Italinë. Marrëveshja me Romën nuk mund të replikohet”, thotë Rama. Ndërkohë i pyetur për takimin me Giorgia Melonin në Romë të enjten, ai shprehet: Edhe një herë kam parë konfirmim se Kryeministrja juaj ka një vizion të qartë strategjik për marrëdhënien midis vendeve tona, të cilës i kushton vëmendje të veçantë pavarësisht angazhimeve të saj të shumta vendase dhe ndërkombëtare.” Investimet e huaja direkte ishin 400 milionë euro. Sot, janë mbi 1.5 miliardë euro....
Burimi:
javanews.al