Rama për Bloomberg: Protestat s’do të ndalin projektet luksoze në Zvërnec dhe Sazan
Qeveria e Shqipërisë nuk do të tërhiqet nga mbështetja për dy projekte turistike luksoze në Zvërnec dhe Sazan, pavarësisht protestave që kanë vijuar për javë të tëra, ka deklaruar Kryeministri Edi Rama në një prononcim për Bloomberg. Në deklaratat me shkrim për Bloomberg, Rama theksoi se duhet bërë dallimi midis “protestave të vërteta” dhe “teatrit politik “, siç i përshkroi ai tubimet kundër projekteve. Sipas tij, mandati i marrë në zgjedhjet e fundit i jep qeverisë të drejtën të vazhdojë me vizionin për transformimin e Shqipërisë në një destinacion turistik të nivelit të lartë, duke shtuar se ky proces nuk mund të ndikohet nga “zërat më të zhurmshëm në internet”. Projektet, të mbështetura nga kompania Affinity Partners e Jared Kushner, kanë shkaktuar reagime të forta...
Burimi:
javanews.al