Rama për “Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze të mbështetura nga kompania e investimeve e Jared Kushner, pavarësisht javëve të protestave të përditshme kundër tyre, shkruan sot Gresa Kraja për prestigjiozen ekonomike “Bloomerg”. Rama tha se është detyra e tij të bëjë dallimin midis demonstratave të vërteta dhe teatrit politik, në komentet me shkrim të dërguara sot në “Bloomberg News”. “Votuesit”, tha ai “më dhanë një mandat të fortë në zgjedhjet e vitit të kaluar për të vazhduar me vizionin për ta shndërruar vendin në një destinacion turistik premium dhe të mos qeverisë me hashtag ose me jehonën më të zhurmshme”. Projektet, të mbështetura nga kompania e investimeve e Kushner, “Affinity Partners”, janë...
Burimi:
sot.com.al