Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim

Edi Rama TIRANË- Protestat masive në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare, raportimet live nga vendet e huaja nuk munguan as në ditën e nëntë të tubimit. Përpos raportimeve për marshimet masive, përplasjet e ditëve të fundit dhe shqetësimet për transparencën dhe mjedisin, edhe kryeministri Edi Rama është prononcuar për mediat e huaja lidhur me projektin e që planifikohet për në Zvërnec. Për Al Jazeera, Rama përsëriti se pavarësisht hipotezave që qarkullojnë, projekti me vlerë miliarda dollarë do të realizohet. Këtë projekt, kreu i qeverisë e cilësoi si një mundësi të rëndësishme investimi për vendin dhe hodhi poshtë akuzat se po shet pronë publike. “Asnjëherë nuk ka qenë në diskutim nëse ky projekt do të realizohet apo jo. Ky është një...