Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë
Në episodin e fundit të podkastit Flasim, Kryeministri Edi Rama prezantoi një sërë nismash të reja që lidhen me transformimin urban dhe digjital të Shqipërisë, duke i cilësuar si hapa të rëndësishëm drejt vizionit Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian. Rama njoftoi nisjen e një projekti për kalimin e rrjeteve të komunikimit elektronik dhe internetit në infrastrukturë nëntokësore, duke i dhënë fund epokës së kabllove ajrore që shihen në rrugët e qyteteve. “Këtë javë prezantuam edhe një nismë të re për infrastrukturën digjitale në qytete, e cila synon që t’i japë fund asaj që ka mbetur nga epoka e përhapjes së internetit në formën e kabllove dhe kavove që rrotullohen rrugë më rrugë e lagje më lagje dhe të fillojmë sistemimin e rrjeteve të komunikimit elektronik,...
Burimi:
javanews.al