RAMA: PAKETA E MALEVE PO SHITET SI AKT TRADHTIE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Paketën e Maleve, një nga ligjet që po kundërshtohet në protestat që prej 52 ditësh zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Në një komunikim në Facebook, Rama tha se ka keqkuptime lidhur me përmbajtjen e ligjit dhe u bëri thirrje qytetarëve të njihen me dispozitat e tij. Sipas kryeministrit, në disa zona të vendit, veçanërisht në veri, pronësia mbi tokën është administruar ndër vite sipas ndarjeve të bëra nga komunitetet, për shkak se ligji për ndarjen e tokës nuk është zbatuar ose pranuar plotësisht. Rama deklaroi se Paketa e Maleve synon t’u krijojë mundësi personave që kanë trashëguar prona në zonat malore, por që nuk disponojnë dokumentacionin e nevojshëm, për të zhvilluar aktivitete ekonomike. Ai tha...
Burimi:
ntv.al