Rama numëron arritjet e qeverisë dhe ironizon thirrjet për dorëheqje: … në 2030

Rama numëron arritjet e qeverisë dhe ironizon thirrjet për dorëheqje: … në 2030

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ironizuar kërkesat për dorëheqjen e tij, duke publikuar atë që e quajti “Manifesti i (s)dorëheqjes”. Në mesazhin e tij, Rama shkruan se e “pranon përulësisht” kërkesën për dorëheqje nga një “numër i panjohur”, ndërsa më pas rendit një sërë arritjesh që, sipas tij, janë realizuar gjatë qeverisjes. Ai përmend transformimet urbane dhe rurale, ndërtimin e aeroporteve, zhvillimin e turizmit me shifra rekord, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, rritjen e pagave në shumicën e sektorëve të ekonomisë, si dhe investimet në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë. Postimi: MIRËMËNGJES 😊 dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një...