Rama nis procedimet penale për protestuesit, SHISH dhe agjentët e Antiterrorit survejojnë drejtuesit e protestës…
Një skenar i frikshëm dhe i mirëkoordinuar në prapaskenë po zhvillohet orët e fundit për të mbytur me çdo kusht revoltën popullore që ka zbritur në rrugët e kryeqytetit. Menjëherë pas tubimit masiv të mbrëmjes së të mërkurës, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një goditje të rrufeshme, duke nisur procedimet penale me procedurë të përshpejtuar ndaj 23 shtetasve. Përtej fasadës zyrtare të “ruajtjes së rendit” dhe procedimeve për bllokim aksesh rrugore apo kanosje, burime konfidenciale zbulojnë se makineria e shtetit ka ndezur motorët e një persekutimi të pastër politik. Në terren janë lëshuar menjëherë agjentët e Antiterrorit dhe strukturat më të rrepta hetimore, të cilët kanë vënë nën survejim të rreptë dhe 24-orësh të gjithë drejtuesit dhe organizatorët e protestës. Por, prapaskena bëhet akoma më...
Burimi:
sot.com.al