Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Theth ku po zhvillon një bashkëbisedim me aplikues të Paketës së Maleve. Shefi i qeverisë ka bërë të qartë që s’ka anulim të këtij ligji, edhe pse është një kërkesë që ditën e parë nga protestuesit, të cilët thonë se me këtë nismë lejohet shitja e “Shqipërisë”. “Të gjitha të vërteta mbi Paketën e Maleve, tritolin e vitit të shkuar dhe zhvillimin në harmoni me natyrën e traditën e një Shqipërie që nuk ndalet më, në një bashkëbisedim të hapur mes malësorësh që i thonë të bardhës të bardhë dhe të zezës të zezë”, shprehet Rama.
Burimi:
javanews.al