Rama nesër në Paris, diskutime me Macron-AXHENDA

Rama nesër në Paris, diskutime me Macron-AXHENDA

Edi Rama dhe Emmanuel Macron TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër më 22 qershor 2026, një takim me presidentin francez Emmanuel Macron. Pritja do të zhvillohet në Pallatin Elysee ku pritet të diskutohet rreth integrimit të Shqipërisë në BE si dhe për investimet franceze në Shqipëri. Sipas njoftimit të bërë nga zyra e shtypit të qeverisë franceze, bisedimet do të fokusen rreth disa projekteve, mes të cilave liceu i ardhshëm francez në Korçë. Njoftimi zyrtar i qeverisë franceze: Presidenti i Republikës do të presë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, të hënën, më 22 qershor 2026, në Pallatin Élysée. Ky takim zhvillohet në vijim të shkëmbimeve mes dy drejtuesve, të cilët janë takuar veçanërisht në Paris në prill 2024, si dhe në...