Rama në podcastin “Flasim”: Mediat në Shqipëri nuk janë të kapura nga qeveria, opozita dominon hapësirën televizive

Rama në podcastin “Flasim”: Mediat në Shqipëri nuk janë të kapura nga qeveria, opozita dominon hapësirën televizive

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në podcastin “Flasim” se një analizë e realizuar me inteligjencë artificiale nga një startup djemsh shqiptar tregon se shumica e hapësirës mediatike në Shqipëri dominohet nga qëndrimet kundër qeverisë. Sipas Ramës, analiza është ndërtuar mbi grumbullimin dhe vlerësimin e qëndrimeve mediatike, artikujve dhe komenteve në median tradicionale dhe online në raport me politikën. Ai tha se rezultatet nuk e kanë surprizuar, pasi sipas tij pasqyrojnë realitetin e marrëdhënies mes medias dhe qeverisë. Sipas kryeministrit, këto të dhëna provojnë se Shqipëria nuk është një vend me media të kapura nga qeveria dhe se askujt “nuk i mbyllet goja” për të kritikuar pushtetin. “Këtë javë postova një analizë të bërë nga një startup djemsh të talentuar shqiptarë me inteligjencë artificiale...