Rama në panik nga grabitja e 4 milionë eurove të koncertit të Kanye West, kërkon amnisti nga kartonat e deputetëve…
Një skandal i përmasave drithëruese ka mbërthyer majat e pushtetit, duke zhytur kryeministrin Edi Rama në një panik total përpara drejtësisë. Në seancën parlamentare të 23 korrikut, Rama po përgatit skenarin e turpshëm duke rreshtuar “kartonat” e deputetëve të tij për të votuar një amnisti të hapur që mbulon grabitjen e 4.2 milionë eurove. Këto para, të cilat u morën me një akt normativ skandaloz nga fondi i emergjencave civile, u përdorën për të financuar dhe “qerasur” koncertin privat të yllit Kanye West. Përfituesi direkt i këtij skandali sipas “kapitali.al”, rezulton të jetë Klodian Makashi, pronar i kompanisë pothuajse të falimentuar “Red Cloud”, i cili mori paratë e shqiptarëve me pretekstin qesharak për të shpëtuar eventin. Qeveria u hodh menjëherë në veprim për të mbuluar...
Burimi:
sot.com.al