Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet: Të kalohet në votim!
Seanca plenare është shoqëruar sërish me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë vijuar të bllokojnë foltoren, duke penguar zhvillimin normal të punimeve dhe prezantimin e raporteve për Reformën Administrativo-Territoriale. Nërkohë kryeministri Edi Rama i është bashkuar seancës plenare. Pas disa ndërprerjeve dhe bllokimit të foltores nga deputetët demokratë, Kuvendi mbylli diskutimet dhe kaloi në procedurat e votimit. Me kërkesë të mazhorancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu debatin dhe njoftoi një pushim 5-minutësh, për t’u rikthyer më pas me procesin e votimit. Gjatë seancës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi opozitën se po pengon qëllimisht punën e Kuvendit. “Herën e shkuar skenari ishte të mos fliste Avokati i Popullit, sot është që të mos flasë zoti Mazniku. Mua më vjen keq...
Burimi:
vizionplus.tv