Rama në Gjermani, takim me Kryeministrin e Nordrhein-Westfalen! Investimet, teknologjia dhe anëtarësimi në Be në fokus
Düsseldorf/Bochum – Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (Nordrhein-Westfalen – NRW), në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Ruhr Summit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Europë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë. Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst. Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe njërit prej rajoneve më të fuqishme ekonomike e industriale të Gjermanisë, me fokus zgjerimin e investimeve, zhvillimin e teknologjisë digjitale, arsimin profesional, si edhe mbështetjen për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Vizita synon të thellojë marrëdhëniet ekonomike dhe institucionale mes Shqipërisë dhe Nordrhein-Westfalen, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në sektorë...
Burimi:
vizionplus.tv