Rama në Berlin: Europa ka nevojë për rajonin tonë, synojmë anëtarësimin në BE para fundit të dekadës

Rama në Berlin: Europa ka nevojë për rajonin tonë, synojmë anëtarësimin në BE para fundit të dekadës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një platformë e sipërmarrjes gjermane që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë dhe inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë dhe trupit diplomatik. Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë strategjike të rajonit të Ballkanit për Europën, duke nënvizuar pasuritë natyrore dhe pozicionin gjeopolitik të vendeve të rajonit. “Europës i duhet rajoni ynë. Kjo sepse ne jemi një rajon që kemi pasuritë tona natyrore. Këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe Kina. Mirëpo ne i përkasim kontinentit europian dhe duhet të zhvillohemi bashkë me pjesën tjetër të Europës”, u shpreh Rama. Kryeministri rikonfirmoi objektivin e Shqipërisë për integrimin europian, duke deklaruar se vendi po avancon me...