Rama ‘ndez fishekzjarret’ për 35-vjetorin e PS, ndërsa Durrësi ‘noton’ mes tenderave, shirave dhe skandaleve
Nga Boldnews Partia Socialiste e Durrësit festoi sot 35-vjetorin e themelimit të saj, në një ceremoni ku morën pjesë drejtues të lartë të kësaj force politike, mbështetës ndër vite dhe vetë kryeministri Edi Rama. Aktiviteti u zhvillua në qytetin bregdetar mes një atmosfere festive, ndërsa drejtuesit e PS ndanë certifikata mirënjohjeje për 9 prej themeluesve të degës së Partisë Socialiste në Durrës. “PS i dha Shqipërisë stabilitetin dhe reformat” Në fjalën e tij, Rama vlerësoi kontributin e socialistëve ndër vite dhe tha se rrugëtimi i Shqipërisë është lidhur ngushtë me atë të Partisë Socialiste. Sipas tij, PS ka qenë forca që garantoi stabilitetin, ringritjen e vendit dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme. “Kur Shqipëria pati nevojë për stabilitet, ishte PS që e mishëroi dhe...
Burimi:
sot.com.al