Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet AGJENDA e takimit
edi rama-agjenda TIRANË- Axhenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar është bërë publike. Takimi, që do të zhvillohet të premten në Pallatin e Brigadave, parashikon raportime nga drejtuesit kryesorë të mazhorancës dhe do të përmbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Sipas agjendës, mbledhja do të nisë në orën 09:30. I pari që do të raportojë do të jetë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të ndalet te bilanci i punës së institucionit, duke u ndalur te përdorimi i teknologjisë në funksionimin e Parlamentit, si dhe projektet për godinën e re të Kuvendit. Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, do të prezantojë analizën e punës së deputetëve gjatë sesionit parlamentar. Në fund...
Burimi:
zeri.ai