Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Tiranë gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, së bashku me përfaqësues të komunitetit të biznesit, theksoi rëndësinë e mbështetjes së sipërmarrjeve shqiptare në procesin e afrimit me Tregun Unik Europian dhe mundësitë që ky program ofron për bizneset vendase. Duke folur për zhvillimet në ekosistemin e sipërmarrjes, Kryeministri Rama u ndal veçanërisht te rritja e startup-eve në vend dhe mbështetja financiare për të rinjtë. Ai deklaroi: “Kemi dyfishuar para pak ditësh financimin për të rejat dhe të rinjtë që kanë aplikuar në programin ‘Start Up Albania’. Aplikimet kanë nisur para disa vitesh me më pak se 100 dhe këtë vit kanë kaluar mbi 1200, dhe ne dyfishuam financimin dhe...
Burimi:
javanews.al