Rama mbështet SPAK për hëtimin e “Zvërnecit”: Investitorët kanë prestigj global, paratë e tyre janë legale

Rama mbështet SPAK për hëtimin e “Zvërnecit”: Investitorët kanë prestigj global, paratë e tyre janë legale

SPAK ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit. Prokuroria e Posaçme po verifikon një skemë të dyshuar për tjetërsimin dhe përvetësimin e pronave në këtë zonë bregdetare. Kryeministri Edi Rama ka reaguar për këtë zhvillim të ri, duke thënë se investitorët që kanë shprehur interes kanë prestigj global dhe paratë e tyre janë hetuar nga agjencia e pastrimit të parave  në bashkëpunim me partnerët e huaj dhe ka rezultuar se paratë e tyre janë legale. Rama theksoi më tej se çdo person që figuron pronar me dokumenta të rregullta, do të shpërblehen për pronën e tyre. Edi Rama: Kjo e SPAK ka anën pozitive dhe anën...