Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se Shqipëria është në një fazë tjetër zhvillimi dhe se qeveria adreson problemet e biznesit. Rama theksoi se qeveria është gati që të shkojë deri në 1 miliard euro mbështetje. “Është krijuar një kompani interesante prsh, me djem 30 vjeç e poshtë dhe që bëjnë çobanin. Ai që e ka krijuar më tha se punëtorë kam, idenë e kam, por donte më shumë para. Edhe në Fier ka një kompani, që merret me produkte kozmetike. Kanë të njëjtin problem, atë të financimit. Ka ndërmarrje dhe në fushën e teknologjisë. Edhe këto kanë nevojë për financim për t’u rritur, për t’u dyfishuar apo shumëfishuar. Programi ka një tavan prej 2 milionë eurosh, që është shumë e konsiderueshme dhe do ketë gjithë mbështetjen...